E kishte mbajtur të fshehtë: Këngëtarja e njohur shtatzënë për herë të parë

Bota e Yjeve

E kishte mbajtur të fshehtë: Këngëtarja e njohur shtatzënë për herë të parë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 06:25
Natti Natasha

Këngëtarja e njohur domenikane, Natti Natasha është në pritje të ëmbël. Ajo dhe i fejuari i saj, Raphy Pina do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë.

Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë Natti, në një intervistë për “People Espanol”.

Këngëtarja është pesë muajshe shtatzënë dhe gjithë këtë kohë e ka mbajtur të fshehtë.

Ajo ka treguar se i është dashur të bëjë fekondim in vitro për të mbetur shtatzënë, për shkak të cisteve që kishte hequr në të kaluarën. Po ashtu, ajo ka hequr dhe një tub fallopian.

“Një provë tjetër që gratë janë luftëtare dhe kur Zoti thotë PO nuk ka asgjë që të pengon. Lumturia që ndjej në zemër është e pafundme”, ka shkuar Natti në një postim në Instagram.

Image
Natti Natasha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat