Jonida nis mësimet e para të Emit dhe duket kaq ëmbël

Bota e Yjeve

Jonida nis mësimet e para të Emit dhe duket kaq ëmbël

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 06:30
Jonida Vokshi dhe Emi

Me ndihmën e mami Jonidës, Emi ka nisur të shohë librat e parë, plot princesha dhe  ngjyra. Këto momente të ëmbla i ka ndarë Jonida, e cila nuk mund ta fshehë gëzimin teksa e vogla rritet nga dita në ditë.

“Deri tani i mbaruam 2 fakuletete dhe 1 master”, ka shkruar Jonida krah videos shoqëruar me disa emoji të qeshurash.

Edhe disa ditë më parë Vokshi ka publikuar momente ku Emi shihet mbi libra, kohë kjo që duhet të jetë më produktivja edhe për vetë Jonidën.

Në intervista të ndryshme moderatorja ka treguar se e vogla i ka sjellë shumë gëzim familjes së saj dhe se në të ardhmen dëshiron të ketë edhe 2 fëmijë të tjerë.

Ne nuk e dimë nëse Jonida do ketë po të njëjtin vullnet si tani për të ndejtur mbi libra, por është e sigurt se momentet me Emin janë më të lumturat për të.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat