Të gjithë kurrizin jashtë, këngëtarja e njohur zbulon tatuazhin në...

Bota e Yjeve

Të gjithë kurrizin jashtë, këngëtarja e njohur zbulon tatuazhin në...

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 07:06
Ledina Çelo

Edhe pse ka kohë që është larguar nga tregu muzikor, Ledina Çelo, ka gjetur një mënyrë që të qëndrojë sa më pranë fansave të saj të shumtë.

Këngëtarja e dashur për publikun është mjaft aktive në profilin e saj në “Instagram”, ku ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria. Ajo nuk ngurron që të postojë poza familjare, seksi apo edhe poza të realizuara shumë kohë më parë.

E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, teksa ka publikuar në “Instastory” një foto të realizuar në vitin 2004. Ledina shfaqet veshur me një fustan të gjatë, ku tregon kurrizin të cilin e ka të gjithin jashtë.

Në foton në fjalë, këngëtarja nuk ka veshur reçipeta dhe vihet re se ka edhe një tatuazh në pjesën e fundshpinës.

Ledina Çelo duket në super formë dhe shumë elegante në fotografinë e realizuar nga Eliano Kalemi.

Image
Ledina Çelo
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat