Gratë duan dhuratë si kjo që mori Rrezarta, por jo gjithë burrat janë si Ermali

Bota e Yjeve

Gratë duan dhuratë si kjo që mori Rrezarta, por jo gjithë burrat janë si Ermali

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 08:13
Rrezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Nëse shpesh ju lindin dyshimet apo pikëpyetjet me veten tuaj se si ta bëni partneren më të lumtur e për të qenë bashkëshorti ideal, ne ju huazojmë një ide që në fakt na i tregoi Rrezarta Shkurta.

Me disa video në llogarinë e saj, ajo ka treguar një nga dhuratat më të bukura që ka marrë nga partneri, Ermal Hoxha, duke e falenderuar atë publikisht.

“A mund ta them prapë që është dhurata më e bukur që më ke bërë? Të dua”, ka shkruar Rrezarta krah videove ku shihet se si Ermali e shoqëron në pistën e kërcimit.

Pra nëse deri tani s’keni ditur ç’të bëni e nga t’ia nisni sapo e morrët një ide. Mjafton të kërceni bashkë krah më krah e të mësoni bashkë edhe hapat e baletit. Nuk është e thënë të bëheni profesionistë, por ta shijoni, ashtu si Rezarta me Ermalin.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat