Loredana dhe Mozzik prindër për herë të dytë? Detajet që i zbulojnë hapur

Bota e Yjeve

Loredana dhe Mozzik prindër për herë të dytë? Detajet që i zbulojnë hapur

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:16
Loredana Zefi

Loredana ka ditë që ka shkuar në pushime me Mozzik dhe vajzën e tyre, Hanën.

Pas shumë problemeve në lidhjen e tyre dhe ndarjes për një kohë, çifti i shumë komentuar kanë lënë anash të gjitha dhe më sa duket i kanë sqaruar problemet dhe tashmë po e shijojnë jetën e tyre si familje.

Loredana, Mozzik ka ditë që janë në pushime në Dubai dhe nga atje po publikojnë postime të shumta në profilet e tyre zyrtare, pikërisht disa imazhe që reperja ka publikuar venë në dyshime se në mënyre indirekte ka pranuar se është shtatzënë.

Një fotografi e saj, e cila ka publikuar shihet në një restorant bashkë me vajzën Hanën dhe shohim se e mbulon barkun me këmbën e saj dhe në mbishkrimin e postimit ka shkruar: “Nënë e lumtur” në gjuhën angleze.

Image

Ndërsa edhe një foto tjetër që reperja ka publikuar na bën të dyshojmë. E veshur me një bluzë të gjerë me ngjyrë të zezë, Loredana ka vendosur dorën e saj në bark.

Image

Kemi edhe imazhe tjera që ka publikuar ditën e djeshme veshur me bluzën e reperit Mozzik me ngjyrë të kaltër dhe të bardhë.

Loredana ka shkruar në këtë postim: “Përshëndetje babyblue”, teksa mund të aludohet se i referohet dëshirës së saj që shtatzënia e dytë të jetë djalë po ashtu mbishkrimit i ka venë edhe një shishe të fëmijëve.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat