Rita Ora ndan videon nga prapaskenat e “Bang”, thotë se ishte një nga momentet më të mira për të

Bota e Yjeve

Rita Ora ndan videon nga prapaskenat e “Bang”, thotë se ishte një nga momentet më të mira për të

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 13:12
Rita Ora

Rita Ora ka publikuar një video nga prapaskenat e xhirimeve të “Bang” EP.

Rita Ora u kthye në skenën muzikore pas një pauze dhe sapo ka lansuar videoklipin e shumëpritur të këngës “Bang”.

Në videoklipin e këngës “Bang”, të cilin e solli në duet me Imanbek, Rita tërheq vëmendje me veshjen tradicionale shqiptare e cila u punua nga kreatori shqiptar, Valdrin Sahiti.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Menjëherë pas lansimit ajo mori mijëra komente pozitive teksa edhe vendosi të marrë mendimin e fansave duke postuar disa foto nga prapaskenat e videoklipit.

Ndërsa së fundmi ajo ka vendosur të ndajë një video nga prapaskenat e xhirimeve të videoklipit duke treguar sa e lumtur është që vizioni i saj erdhi në jetë.

Image

“Prapa skenave të #Bang EP Film! Ky ishte një nga momentet më të mira për mua për të parë vizionin tim që erdhi në jetë dhe për të përfaqësuar muzikën kaq perfekte … muzika është diçka që tejkalon gjuhën … Faleminderit për të gjithë ekuipazhin që ishin kaq të mahnitshëm. Nga ndihma për të hipur në kalë, valltarët e pabesueshëm dhe vendndodhja lart në male është një prodhim që nuk do ta harroj kurrë”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat