Pas skandalit me 13-vjeçarin, ylli i TikTok është shtatzënë dhe interneti s’u tregua dashamirës!

Bota e Yjeve

Pas skandalit me 13-vjeçarin, ylli i TikTok është shtatzënë dhe interneti s’u tregua dashamirës!

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 15:49
Zoe Laverne

Pas skandalit me 13-vjeçarin, ylli i TikTok është shtatzënë dhe interneti s’u tregua dashamirës!

19-vjeçarja, Zoe Laverne, e cila ka thuajse 18 milionë ndjekës në aplikacionin TiKTok dhe njihet për videot e saj që prej vitit 2016, përmes fotos së dy testeve të shtatzënisë, konfirmon se është shtatzënë me Dawson Day, 20 vjeç, “yll Instagrami”.

“Shumë e emocionuar që ju do shihni bebin tim të rritet”, shprehet ajo.

Image
Zoe Laverne, Dawson Day

Megjithatë lajmi i Zoe solli reagime të ndryshme në internet dhe disa prej tyre i rikujtuan incidentin me 13-vjeçarin, Connor Joyce.

Në një foto me të dashurin aktual, Laverne shkruan:

“Ky është babai i fëmijës tim. Mjaft thatë gjëra të tjera. As nuk do kishin kuptim. Connor është 13 vjeç. Asgjë tjetër s’ndodhi përveç një puthjeje. Shihni punët tuaja.”

“Numri i njerëzve që flasin keq për një fëmijë që s’ka lindur ende është shumë shqetësues dhe zemërthyes. Tregon shumë për brezin në të cilin jemi dhe se si shumë prej jush nuk janë rritur si duhet”, përfundon Zaverne.

Më 24 tetor, u publikuan mesazhet e një ish-shoqeje të Laverne dhe ish-të dashurit të saj. Në biseda, ish-shoqja e saj shkruante:

“Unë u largova për shkak të ndërveprimeve të saj me Connor. Ata u bënë shumë intensivë dhe është diçka që unë s’e përtyp dot. Është pedofili.”

Disa ditë më vonë, videoja e Laverne dhe Connor duke u puthur, shpërtheu në rrjetet sociale.

Edhe 13-vjeçari është i njohur në TikTok me rreth 400.000 ndjekës. Ai ka qenë bashkëpunëtor me Laverne në disa video, por tashmë i kanë ndërprerë kontaktet.

“Nuk abuzova me Connor, nuk do ta bëja kurrë. Ai është një fëmijë dhe unë jam e vetëdijshme për këtë. Të dy ishim në një periudhë jo të mirë në jetën tonë. U bëmë miq dhe patëm ndjenja. Kjo nuk është një gjë e keqe. Por, po, mosha është një gjë e keqe. Është e gabuar. Ne e kuptuam këtë dhe ndaluam.”

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat