Çifti i njohur turk martohet përsëri pas divorcit në vitin 2019

Bota e Yjeve

Çifti i njohur turk martohet përsëri pas divorcit në vitin 2019

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 17:30
Sinan Akcil, Burcu Kiratli

Këngëtari i njohur turk, Sinan Akcil i ka dhënë fund beqarisë, ai është martuar me aktoren turke, Burcu Kiratli.

Kjo u bë e ditur nga vet këngëtari, i cili në Instagram publikoi disa fotografi nga fotosesioni i dasmës.

Kujojmë se, Sinani dhe Burcu u martuan për herë të dytë pas divorcit në 2019.

Dëshmitar në dasmën e tyre ishin Sibel Cani, Hatice Sendili.

Në pyetjen se a pranon të martohet me Bucun ai tha “Po për herë të dytë dhe të fundit”.

Sinani për shqiptarët u bë i njohur përmes bashkëpunimit me këngëtaren e njohur, Shyhrete Behlulin.

“Jam shqiptar” titullohet bashkëpunimi i dyshes që bart një mesazh për gjithë të rinjët që nuk e kuptojnë gjuhën shqipe por janë shqiptar e jetojnë në Turqi.

Image
Sinan Akcil, Burcu Kiratli
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat