Kida s’i rezistoi dot trendit të ri të flokëve

Bota e Yjeve

Kida s’i rezistoi dot trendit të ri të flokëve

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 18:36
Kida

Përpos sukseseve të shumta, Kida ka tërhequr vëmendjen kohët e fundit për ndryshimet drastike që ka bërë shpeshherë në look. Pasi i ktheu flokët në biond platin, këngëtarja e mirënjohur ka guxuar me nuancat, duke i bërë flokët rozë.

Megjithatë, nuanca e lehtë rozë ishte e përkohshme pasi Kida iu rikthye sërish flokëve bionde. Së fundmi, këngëtarja ka vendosur t’i rikthehet sërish flokëve rozë, por kësaj radhe në një nuancë më të ndezur.

Kida ka ndarë me ndjekësit disa foto me flokët rozë të ndezur, duke i lënë fansat pa fjalë.

Ndërkohë, kujtojmë që përsa i përket muzikës, viti që lamë pas ishte tejet i suksesshëm për këngëtaren.

Bashkëpunimi me Mozzik, që u kthye në hitin e verës u shoqërua më pas me dy këngë solo. “Edhe Sa” dhe “Drunk”, që u publikua dy muaj më parë, ishin padyshim këngët më të pëlqyera të 2020-ës. 

Image
Kida
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat