Pasi Saimiri i refuzoi, Generda dhe Redona gjejnë mbështetje tek djemtë e “Për’puthen”

Bota e Yjeve

Pasi Saimiri i refuzoi, Generda dhe Redona gjejnë mbështetje tek djemtë e “Për’puthen”

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 22:43
Generda dhe Redona

Mbrëmjen e djeshme u mbajt finalja e “Love Story”. Midis Generdës dhe Merit, Saimiri zgjodhi këtë të dytën si partneren e tij të ardhshme. E para që u njoh me vendimin e “princit modern” ishte Generda, e cila u prek pasi mësoi se ai nuk ishte e përzgjedhura e tij. Megjithatë ajo i uroi atij mbarësi në rrugëtimin e dashurisë me Merin.

Gjithsesi Generda, që erdhi posaçërsiht nga Gjermania për Saimirin, duket se e ka hedhur shpejt pas krahëve këtë histori. Ditën e sotme ajo është fotografuar së bashku me një vajzë tjetër të “Love Story”, Redonën, me dy nga djemtë më të komentuar të “Për’puthen”! Me kë do thoni ju? Me Atdheun dhe Andin.

Ka qenë moderatorja e “Daily Love Story” ajo që ka publikuar foto të djemve dhe vajzave, në të cilat ata shihen shumë të afërt me njëri-tjetrin. Edhe pse Saimiri i refuzoi dy vajzat, duket se ato kanë gjetur një mundësi të re në krahët e dy djemve të “Për’puthen”.

Image
Insta

Në njërën foto Generda shfaqet shumë pranë Atdhehut, teksa ky i fundit shihet se i ka hedhur dorën në qafë.

“Kur të mbyllet një derë të hapet një dritare. (Më shumë Atdheu është si shtyllë, po nejse)”, ka shkruar gazetarja e “Daily Love Story”.

Image
Insta

Se si janë njohur djemtë e “Për’puthen” me ish-konkurrentet e “Love Story” nuk dihet ende dhe ndoshta ata mes tyre mund të jenë thjesht miq të mirë. Megjithatë mbetet në dorë të protagonistëve të flasin e të zbulojnë më tepër detaje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat