Tha se janë ndarë pas tetë vitesh, ish e dashura e konkurrentit të “Për’puthen” reagon për herë të parë: Je një perlë e rrallë…

Bota e Yjeve

Tha se janë ndarë pas tetë vitesh, ish e dashura e konkurrentit të “Për’puthen” reagon për herë të parë: Je një perlë e rrallë…

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 11:33
Rinian Leka

Rinian Leka habiti vajzat konkurrente në “Për’puthen” kur tha se kishte qenë më parë i lidhur për tetë vite.

33-vjeçari tregoi se kishte qenë në një marrëdhënie me një vajzë ruse, Marsy, por historia mes tyre ishte mbyllur.

Mirëpo, ish e dashura e tij ka reaguar për herë të parë që pas hyrjes së konkurrentit në programin televiziv.

Ajo publikoi në Instastory një status dedikuar tij, ku shkruante: “Çkemi! Dëshiroj të të uroj fat të mbarë në udhëtimin tënd të i në jetë. Qëndro vetvetja kudo dhe kurdoherë. Personi që do të zbulojë qenien tënde do të kuptojë se je një perlë e rrallë. Shumë fat, Marsy.”

Ndonëse dyshja nuk është më bashkë, bukuroshja ruse ende i mban fotot me Rinianin në rrjete sociale, gjë që ngriti dyshime se historia mes tyre nuk ka përfunduar.

Më herët, Riniani u akuzua se ka qenë i martuar me Marsy-n, por 33-vjeçari e sqaroi në studio se kjo nuk është e vërtetë dhe se nuk ka pasur ndonjëherë unazë në gisht.

Por, ai pranoi se ka qenë i fejuar dhe unaza kishte lidhje pikërisht me këtë. Ai shtoi se arsyeja e ndarjes kishte të bënte me perspektiva të kundërta në jetë.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat