Enca me befasi për fansat, sjell këngën e re në platformën Spotify

Bota e Yjeve

Enca me befasi për fansat, sjell këngën e re në platformën Spotify

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 12:09
Enca Haxhiu

Enca ka publikuar projektin “Nashta” në platformën “Spotify”.

Enca Haxhiu ka kohë që nuk ka sjellë këngë të re, por javët e fundit kishte paralajmëruar një projekt.

“Ndoshta”, titullohet kënga që fansat e saj e prisnin me padurim, ngase paralajmëroi se do ta sjell të shoqëruar edhe me videoklip.

Image

Mëngjesin e sotëm, me anë të një postimi ajo tha se ka një befasi për fansat dhe ishte pikërisht publikimi i këngës së re.

Këngëtarja e publikoi këngën në platformën “Spotify”, por nuk zbuloi se kur do të dalë edhe në kanalin YouTube.

Image

E gjithë kjo vjen pak orë pasi solli një video me të cilën tregoi se si e kishte thyer këmbën dhe gjithë procesin e shërimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat