Bebe Rexha i promovon këngën e re, Rita Ora ka dy fjalë për të

Bota e Yjeve

Bebe Rexha i promovon këngën e re, Rita Ora ka dy fjalë për të

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 19:29
Rita Ora, Bebe Rexha

Si dy artiste shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha dhe Rita Ora kanë qenë gjithmonë në mbështetje të njëra-tjetrës. Në fillimet e tyre në karrierë ishin ato të parat që i dhanë krahë njëra-tjetrës për të vazhduar e për të ecur përpara. E falë kësaj të dyja ato kanë arritur ta ngrenë lart emrin e Shqipërisë.

Edhe pse sot janë mjaft të suksesshme dhe ndër emrat më të përfolur në industrinë muzikore ato vazhdojnë ende ta mbështesin njëra-tjetrën. Rita ka publikuar së fundmi këngën “Big” në bashkëpunim me David Guetta, në të cilën u shfaq me veshje tradicionale shqiptare dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Kjo këngë pati një sukses shumë të madh dhe për një javë ka arritur 2.5 milionë klikime vetëm në “Youtubue”.

Edhe Bebe Rexha ka shprehur hapur pëlqimin e saj për këtë këngë, teksa ka qenë duke bërë një video live në Instagram. Ajo është shprehur se e dashuron këngën e re të Ritës dhe e ka vendosur në sfond e ka kërcyer me të.

Këtë moment e ka ndarë edhe Rita në profilin e saj dhe ka shkruar dy fjalë për Bebe Rexhën.

“Të dua Bebe Rexha gjithmonë dhe përgjithmonë”, shkruan Rita shoqëruar me dy zemra të kuqe.

Epo nuk ka më bukur se sa të shohim dy vajzat tona që të jenë përkrahëset më të mëdha të projekteve të njëra-tjetrës.

Image
Insta
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat