Tayna bashkon forcat me reperin më në zë të momentit

Bota e Yjeve

Tayna bashkon forcat me reperin më në zë të momentit

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 06:56
Tayna

Pak javë më parë, Tayna dhe Flori Mumajesi, publikuan bashkëpunimin e parë mes tyre. “Magdalena” rezultoi një sukses i vërtetë, ashtu edhe siç ishte parashikuar në fakt. Kënga e tyre “Magdalena” është dëgjuar kudo, në lokale, makinë dhe siç pritej u kthye në hitin e këtij shkurti.

Në qendër të këngës është historia e një djali dhe një vajze, që jetuan një histori të fortë dashurie për një kohë shumë të shkurtër dhe që janë penduar se nuk janë më bashkë. Kështu kjo këngë goditi menjëehrë në zemrat e të gjithëve pak ditë pas Shën Valentinit.

Deri më tani kënga ka arritur mbi 3 milionë shikime në Youtube dhe ka pushtuar listat muzikore. Tayna ka treguar më herët se ideja për këtë bashkëpunim ishte e saja dhe se Flori ja pranoi direkt ftesën.

Ndërkohë surprizat e Taynës nuk kanë mbaruar, sepse së shpejti ajo do të vijë me një tjetër bashkëpunim. “Prive” ka mësuar se ajo ka bashkuar forcat me një prej reperëve më në zë të momentit, Don Xhonin. Dyshja do të vijnë shumë shpejt me një bashkëpunim, që ndryshe nga “Magdalena” me Florin nuk do të ketë në qendër një histori dashurie. Kënga tashmë është finalizuar dhe mbetet vetëm të vendoset për datën e publikimit.

Kujtojmë se edhe Don Xhoni ka qenë në qendër të vëmendjes këto kohë me freestyle e tij “Make a pose” që rezultoi mjaft i suksesshëm. Ky freestyle u kthye menjëherë në sfidë në TikTok, që u provua nga miliona njerëz në mbarë botën, duke përfshirë edhe personazhe të famshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat