Jesy Nelson me kapitull të ri, fillon të punojë në studio për karrierë solo

Bota e Yjeve

Jesy Nelson me kapitull të ri, fillon të punojë në studio për karrierë solo

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 22:26
Jesy Nelson

Jessy Nelson tashmë është zyrtarisht e shkëputur nga grupi ‘Little Mix’.

Shkëputjen ajo e arsyetoi përmes shëndetit të saj, ndërsa pretendohej se ajo është duke u trajtuar, shkruan Mirror.

Por, gjatë ditës së sotme (e shtunë) Jesy ka vendosur që të fillojë një kapitull në ri në jetën e saj.

Paparacit e kanë fotografuar 29-vjeçaren derisa po shkonte në një studio muzikore, për të startuar karrierën solo.

Veshja e artistes ishte mjaft sportive, ndërsa viheshin re pantallonat portokalli dhe një çantë e markës Louis Vuitton.

Ndërkohë, në rrjete sociale ajo ka ndarë edhe disa imazhe të tjera, teksa ka etiketuar producentin me të cilin po punon, Patrick Patrikios.

Vlen të përmendet se këngëtarja u bë e popullarizuar përmes pjesëmarrjes në ‘X Factor’, e më pas edhe përmes grupit ‘Little Mix’. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat