Gjatë shëtitjes në New York, Bella Hadid shfaqet e veshur plot stil

Bota e Yjeve

Gjatë shëtitjes në New York, Bella Hadid shfaqet e veshur plot stil

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 22:53
Bella Hadid

Bella Hadid, njëra nga modelet më të popullarizuara, shpesh po shihet në New York.

Ditën e djeshme (e premte) bukuroshja brune u pa sërish në rrugë, ndërsa po dilte nga një sallon ku rregulloi flokët, shkruan Daily Mail.

24-vjeçarja u shfaq me një veshje plot stil, duke vënë në pah edhe tiparet e mrekullueshme trupore.

Për shkak të pandemisë coronavirus, Bella zgjodhi të vendos një maskë mbrojtëse me ngjyra bardh e zi.

Për shkak të syzeve me përmasa më të mëdha, nuk vërehej nëse ajo kishte vënë makijazh, por flokët i kishte stiluar mbrapa kokës.

Edhe në paraqitjet televizive, Bella flet shpesh për kujdesin ndaj flokëve, pasi ka kërkesa të shumta nga fansat për të ditur se çfarë produkte përdor.

Ndërkaq, Hadid di të bëhet edhe pjesë e kopertinave kryesore të magazinave prestigjioze.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat