Paris Hilton: Jam e mençur, nuk e jam bionde budallaqe

Bota e Yjeve

Paris Hilton: Jam e mençur, nuk e jam bionde budallaqe

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 08:11
Paris Hilton

Paris dhe motra e saj, Nicky Hilston nuk paraqiten shpesh së bashku.

Por, së fundmi ato kanë mahnitur me setin e ri fotografik, derisa shiheshin që të dyja të veshura me të zeza, shkruan Daily Mail.

Derisa pozuan për L’Officiel, Paris ka treguar edhe për disa plane që ka në bashkëpunim me Netflix.

Image

Po ashtu ajo pati rastin që të diskutojë edhe për epitetin e një ‘bionde budallaqe’, përmes së cilës u bë e famshme 20 vite më parë.

“Nuk jam bionde budallaqe, jam shumë e mirë të bëhem si e tillë. Të jesh nga një familje me mbiemër timin, shumë persona mendojnë që jam e llastuar dhe nuk kam punuar kurrë në jetën time”, u shpreh ajo.

Image

Tutje ajo shtoi: “Ky mendim është larg realitetit. Kam punuar shumë, duke menduar se jam ndryshe nga të tjerët”.

Përpos ‘tv show’ në Netflix, Paris ka bërë të ditur se është duke shkruar edhe të libër të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat