Kida së shpejti me risi për fansat e saj

Bota e Yjeve

Kida së shpejti me risi për fansat e saj

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 08:28
Kida

Këngëtarja shqiptare ka paralajmëruar befasi të shumta për fansat.

Kida përmes një fotografie nga studioja të publikuar në profilin e saj zyrtar në Instagram ka shkruar një mesazh duke iu drejtuar atyre që e pëlqejnë muzikën e saj.

Artistja shqiptare ka shkruar se ka përgatitur disa këngë dhe jo vetëm një të cilat shumë shpejt do t’i lansojë në treg.

Image

“Mezi po pres t’i dëgjoni të gjitha këngët për të cilat kam punuar”, ka shkruar Kida në postim.

Image

Ndryshe, “Drunk” është projekti i fundit i këngëtares publikuar 2 muaj më parë që deri më tani ka arritur 15 milionë shikime në YouTube.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat