Rita Ora mahnit me veshjen në Sydney

Bota e Yjeve

Rita Ora mahnit me veshjen në Sydney

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 09:01
Rita Ora

Rita Ora tashmë ka dalë nga karantina në Australi dhe ka filluar të shijojë ditët e nxehta atje.

Këngëtarja kosovare me famë botërore po qëndron në Sydney që tashmë dy javë, ku është zhvendosur për të marrë pjesë në “The Voice” të Australisë.

Rita është duke qëndruar atje bashkë me motrën, njëherësh menaxheren e saj Elena Ora dhe të dyja bashkë kanë mahnitur së fundmi me veshjen, duke mos u bërë e ditur se për ku ishin nisur.

Në fotografitë që ka shpërndarë në Instagram, këngëtarja 30 vjeçare duket më me stil se kurrë, me veshje shumë ngjyrëshe kokë e këmbë e ku dominon e kaltra.

Rrugën nuk ia lëshon as motra e saj Elena e cila në këto fotografi shfaqet me një fustan ngjyrë leopardi, dhe me forma perfekte trupore.

Rita ka publikuar këtë muaj këngën e saj “Big” nga mini-albumi i titulluar “Bang” e i cili përmban vetëm katër këngë, në bashkëpunim me David Guetta, Imanbek e KHEA.

Videoklipi i këngës “Big” të publikuar vetëm pak ditë para ditës së Pavarësisë së Kosovës është pritur shumë mirë nga shqiptarët për shkak të paraqitjes së këngëtares me veshje kombëtare shqiptare.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat