Jasmina vesh bluzën e Erlindit, por komenti i Atdheut tërheq vëmendjen e të gjithëve

Bota e Yjeve

Jasmina vesh bluzën e Erlindit, por komenti i Atdheut tërheq vëmendjen e të gjithëve

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 10:28
Atdheu, Jasmina, Erlindi

Takimi i parë mes Andit dhe Sarës shkaktoi debat të madh në “Pë’puthen”. Ky takim nuk u prit fare mirë nga Jasmina, vajza me të cilën Andi pati një takim shumë romantik dhe madje shkëmbeu disa puthje në buzë të dielën e javës së shkuar. Edhe në takimin me Sarën, Andi u shfaq shumë i afërt duke e ngritur në krahë dhe puthur në qafë. Jasmina u ndje shumë e zhgënjyer nga ky takim dhe sulmoi si Andin po ashtu edhe Sarën. Vajzat patën një debat të madh mes tyre dhe hodhën akuza të forta për njëra-tjetrën, duke i dhënë fund edhe miqësisë që kishin krijuar.

Ato nuk ndiqen më në Insatgram dhe madje kanë hedhur herë pas here thumba. Jasmin publikoi në InstaStory foto me vajzat e “Për’puthen”, duke injoruar totalisht Sarën, të cilën madje e kishte prerë nga foto.

Më pas për inat të Jasminës, Sara publikoi në Instgaram një foto me Andin dhe e shoqëroi me mbishkrimin: “Për inat të vjehrrës, shkova me mullixhinë.”

Image
Erlindi

Më pas Jasmina ja ktheu me të njëjtën monedhë, duke komentuar tek fotografia e Atdheut, djalit me të cilin Sara po ashtu shkëmbeu disa puthje romantike. “I bukuri im”, shkroi Jasmina në postimin e Atdheut.

Mirëpo asgjë nuk është mbyllur me kaq dhe në këtë “luftë” mes dy vajzave janë përfshirë edhe djemtë. Madje situata është bërë aq e ngatërruar sa ndjekësit e emisionit nuk po e kuptojnë më se çfarë po ndodh. Së fundmi Jasmina është shfaqur në rrjete sociale veshur me një bluzë të Erlindit, gjë që tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, por jo aq sa komenti që i la Atdheu.

“Anticovidi im”, i ka shkruar Atdheu shoqëruar me një emoji me sy me zemra.

Se kush po ngacmohet me kë nuk po kuptohet më dhe publiku po pret që pyetjet e tij të marrin një përgjigje së shpejti e të sqarohet e gjithë situata.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat