Historia e Rinianit të “Për’puthen” si në filma, në programin e njohjeve me bekimin e së dashurës ruse

Bota e Yjeve

Historia e Rinianit të “Për’puthen” si në filma, në programin e njohjeve me bekimin e së dashurës ruse

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 12:25
Riniani

Në momentin që në emisionin “Për’puthen” futet një konkurrent i ri, menjëherë ndjekësit e programit nisin e kërkojnë për të shkuarën e tij.

E kështu ka ndodhur edhe me Rinianin, i cili u akuzua shumë për një lidhje jashtë emisionit. Por në “Për’puthen Prime” të pak javëve më parë, Riniani zbuloi marrëdhënien që kishte me një vajzë ruse, histori tashmë e mbyllur.

Image

E tani duket se ka ardhur radha që të reagojë edhe bukuroshja bionde, e cila quhet Marsy. Kjo e fundit ka bërë një postim në “Instastory”, ku shkruan se ai “është një perlë e rrallë”.

Gjithashtu, ajo i uroi edhe shumë fat.

Image

“Çkemi!!!! Dëshiroj të të uroj fat të mbarë në udhëtimin tënd të ri në jetë. Qëndro vetvetja kudo dhe kurdoherë. Personi që do të zbulojë qenien tënde do të kuptojë se je një perlë e rrallë. Shumë fat, Marsy”, shkruan ajo në postim.

Vajza ruse mban ende në profilin e saj në “Instagram” foto me Rinianin e kjo bëri që ndjekësit e konkurrentit të “Për’puthen” të dyshojnë se ende janë bashkë dhe ai është në programin e njohjeve me vajza me bekimin e saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat