Fjoralba Ponari para dilemës: Në tv apo muzikë? Ku do ta shohim?

Bota e Yjeve

Fjoralba Ponari para dilemës: Në tv apo muzikë? Ku do ta shohim?

Më: 1 mars 2021 Në ora: 12:15
Fjoralba Ponari

Vetëm pak ditë më parë, Fjoralba Ponari përfundoi formatin “Më thuaj një dëshirë”, i cili u finalizua me një surprizë nga familjarët, i dashuri dhe miqtë e saj.

Pas këtij momenti kanë lindur dhe pyetjet nëse moderatorja do të vazhdojë të jetë në ekran. Ponari ka treguar se ka marrë propozimin për një tjetër format megjithatë nuk ka vendosur ende se çfarë do bëjë, por java tjetër do të jetë vendimtare për të.

Ajo ka lënë të kuptohet se edhe nëse nuk do të shfaqet në ekran si moderatore do të vazhdojë të punojë në muzikë pasi siç ka thënë dhe LyricalSon këngët po presin.

Kujtojmë se Fjoralba u largua nga drejtimi i ‘E diell’ disa javë më parë dhe prej disa muajsh është nën menaxhimin e ‘Pint’ përsa i përket karrierës në muzikë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat