Melisa Lleshi paralajmëron projektin e ri muzikor

Bota e Yjeve

Melisa Lleshi paralajmëron projektin e ri muzikor

Më: 1 mars 2021 Në ora: 15:10
Melisa Lleshi

Artistja e re, Melisa Lleshi, tashmë ka rrëmbyer zemrat e mijëra personave.

Bukuroshja është aktive edhe në rrjete sociale, ku po informon fansat për më të rejat nga jeta dhe karriera e saj.

Në një postim të fundit në Instagram, Melisa është fotografuar në një studio muzikore, ndërsa qëndronte para pianos.

Me këtë veprim ajo ka paralajmëruar 474 mijë ndjekësit se diçka e re po vjen nga ana e saj.

“E dua edhe pikë”, ka shkruar ajo në përshkrim.

Vlen të përmendet se Lleshi tashmë është duke bashkëpunuar me producentin Bini Diez, ndërsa është edhe nën menaxhimin e tij.

Kujtojmë se kënga saj e parë “U kry” ka arritur 2.9 milionë klikime deri më tani, në kanalin e popullarizuar YouTube.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat