“Eh u bë kjo, erdhi nga Burreli” Arbana Osmani tregon se dhe ajo ka përjetuar bullizmin kohë më parë

Bota e Yjeve

“Eh u bë kjo, erdhi nga Burreli” Arbana Osmani tregon se dhe ajo ka përjetuar bullizmin kohë më parë

Më: 1 mars 2021 Në ora: 16:35
Arbana Osmani

Në emisionin e saj, moderatorja Arbana Osmani ka patur të ftuar një vajzë, e cila ka qenë për shumë kohë viktimë e bullizmit. Duke përfituar nga ky moment dhe gjithashtu për të mbështetur ata që ndoshta kanë shumë nevojë edhe jashtë ekranit, ajo ka ndarë historinë e saj duke thënë:

“Në një moment të caktuar të jetës time edhe unë kam qenë pre e bullizmit. Kjo vajza që shikon ti në televizion që duket sikur i ka gjërat, ashtu si thonë amerikanët ‘all figured out’, edhe unë kam qenë e ngacmuar. Edhe unë kam qenë e pasigurt kur kam qenë në gjimnaz. Edhe mua më kanë sharë si ti: ‘ehh u bë kjo, erdhi nga Burreli, u bë kjo...’ dhe unë u bëra në fakt. Kështu që  të gjithë atyre gocave që më thanë u bë kjo, po u çoj një shkelje syri nga ekrani...”

Ndoshta mosha dhe kalimi i viteteve bëjnë çdo njeri më të fortë, por ndarja e historive personale i jep fuqi dhe guxim të rinjve për të përballuar stuata të ngjashme në të cilat ndodhen.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat