Kush po e vesh Meghan Markle në shtatzëninë e dytë?

Bota e Yjeve

Kush po e vesh Meghan Markle në shtatzëninë e dytë?

Më: 2 mars 2021 Në ora: 08:41
Meghan Markle

Meghan Markle komentohet më shumë se për çdo gjë për veshjet e saj, sidomos gjatë pritjes së ëmbël. Edhe pse nga momenti kur e publikoi lajmin e bukur ajo ka pasur shumë pak dalje publike, veshjet e saj janë komentuar shumë.

E fundit që mori vëmendje ishte video e shkurtër promovuese e bisedës së çiftit me Oprah Winfrey ku Meghan u shfaq me një fustan të Giorgio Armani, i zi me lule të bardha.

Më herët ajo u vesh në një video të ‘Spotify’ me një fustan të Oscar De La Renta dhe në foton e parë kur u lançua lajmi i pritjes së ëmbël me një fustan të gjatë.

Meghan është konsideruar gjithmonë ikonë e stilit mbretëror dhe shijet klasike i kanë bërë të gjithë të flasin.

Më tej ju kujtojmë edhe disa prej veshjeve gjatë shtatzënisë me Archien.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat