Pyetet nëse është në lidhje me Robert Berishën, Maria Bove: Unë dhe Roberti nuk jemi bashkë

Bota e Yjeve

Pyetet nëse është në lidhje me Robert Berishën, Maria Bove: Unë dhe Roberti nuk jemi bashkë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 09:22
Maria Bove

Modelja italiane, Maria Bove, gjatë kësaj kohe ka qenë një nga emrat më të lakuar në rrjetet sociale e faqet rozë.

Kjo pasi u përfol për një lidhje dashurie me këngëtarin Robert Berisha, pas publikimit të një videoje ku shfaqen duke shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin.

Ajo së fundmi u ka dhënë mundësi fansave të pyesin më shumë përmes opsionit pyetje-përgjigje në Instagram.

Të shumta kanë qenë pyetjet rreth artistit shqiptar, pasi videoja e tyre u bë virale gjithandej.

“A jeni me Robert Berishën apo ishte vetëm një shaka?”, ka qenë një pyetje drejtuar modeles së famshme.

Image

“Isha e sigurt se kjo do të ishte pyetja e parë. Jo njerëz unë dhe Roberti nuk jemi së bashku”, është përgjigja e Bove.

Image

Roberti nga ana tjetër vazhdon të jetë beqar, që pas ndarjes nga bashkëshortja Nora Istrefi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat