Oriola Marashi shfaqet si latino-amerikane

Bota e Yjeve

Oriola Marashi shfaqet si latino-amerikane

Më: 2 mars 2021 Në ora: 16:01
Oriola Marashi

Oriola Marashi erdhi si “cowgirl” në fotosesionin e ri.

Oriola Marashi ka realizuar një tjetër fotosesion, të cilin e ndau me ndjekësit në Instagram.

Kësaj radhe, modelja vjen me një stil krejtësisht ndryshe, duke u inspiruar nga telenovela “Pasionet e fshehta”.

Bukuroshja u shfaq e veshur me pantallona të ngushtë, ndërsa sipër kishte veshur një bluzë, në të cilën kishte vënë në pah gjoksin e bujshëm.

Ajo kishte vendosur edhe një kapele në kokë, duke u shfaqur si një “Cowgirl”, ndërsa dukej në formë shumë të mirë.

Në mbishkrimin që ia la fotos, bukuroshja shkroi “Rosario Montes”, duke thënë se u inspirua nga ajo aktore.

Pëlqimet dhe komentet e ndjekësve në këto imazhe ishin të shumta dhe pjesa më e madhe e tyre pozitive.

Sa i përket jetës private, Oriola Marashi është në lidhje dashurie me Eros Grezdën.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat