Rita Ora vazhdon të shijojë pushimet në Australi, shfaq format senzacionale të trupit në bikini

Bota e Yjeve

Rita Ora vazhdon të shijojë pushimet në Australi, shfaq format senzacionale të trupit në bikini

Më: 2 mars 2021 Në ora: 18:14
Rita Ora

Ajo ka qenë e zënë me xhirimet e këtij sezoni të “The Voice Australia”.

Dhe Rita Ora bëri një pushim nga puna të dielën, duke marrë rreze dielli në shtëpinë luksoze në Sydney që ajo e ka marrë me qira dhe po jeton me motrën e saj, Elenën

30-vjeçarja, e cila përfundoi karantinën e detyrueshme 14-ditore të hotelit australian këtë muaj pasi fluturoi nga Londra, vendosi që të marrë ca rreze dielli për të ndryshuar ngjyrën e trupit, ndërsa u shfaq me një palë bikini të vogla prej ari që theksonin figurën e saj të tonifikuar.

Image

Rita dukej e bujshme në pjesën e sipërme të bikinive trekëndëshe që nxirrte në pah dekoltenë e saj, krahët e butë dhe barkun e tonifikuar.

Interpretuesja e hitit “For You” zbuloi me krenari linjat e saj të trupit, të lakmueshme nga çdo femër.

Rita tërhoqi vëmendjen me tatuazhet e saj të shumta, ndërsa pozicionohej në një shezlon dhe bisedonte me Elenën, 32 vjeçe, e cila gjithashtu është menaxherja e saj.

Image

Elena kishte veshur një palë bikini të zeza dhe mbrojti fytyrën e saj me një kapele bejsbolli të New York Yankees.

Ndërsa po bënte diellin, Rita kontrolloi iPhone-in e saj herë pas here dhe lexonte një libër.

Flokët e saj bionde ishin të lidhura dhe të lëshuara nga qafa, teksa nuk kishte vënë fare makijazh.

Image

Ajo gjithashtu i mbajti stolitë e saj në minimum, duke zgjedhur një gjerdan delikat prej ari, rrathë dhe një byzylyk të këmbës.

Rita doli nga një hotel në Sydney në fillim të këtij muaji, pasi përfundoi karantinën e detyrueshme 14-ditore australiane.

Artistja e hitit “Let You Love Me” aktualisht është në Down Under ndërsa përgatitet të fillojë xhirimet për “The Voice Australia”.

Image

Rita bashkohet me gjyqtarët e tjerë: Keith Urban, Jessica Mauboy dhe Guy Sebastian.

Krahas një zëri vrasës dhe letrave kredenciale, Rita është e njohur gjithashtu për fizikun e saj të zbukuruar pa të meta.

Në një intervistë të mëparshme për revistën ‘US Shape’, ylli i “Fifty Shades of Grey” zbuloi sekretin e të qëndruarit në top formë.

“Unë zakonisht ushtroj për një ose dy orë, varësisht nga sa kohë kam”, tha ajo.

“Më së shumti përqendrohem në kofshët dhe nyjën time, kështu që bëj shumë ‘squat’ dhe ngritje peshe. Dhe unë bëj 15 minuta kardio”, kishte thënë shqiptarja.

Sa i përket dietës, Rita tha se ajo shpesh ha dy vezë të ziera, asparagus dhe gjysmë filxhani musli me qumësht bajame për mëngjes, pasuar nga proteina dhe perime për drekë, dhe peshk me perime dhe gjysmë patate për darkë.

Dhe ndërsa përmbahet nga ngrënia e bukës ose sheqerit, ajo pranon të jetë ‘pinjolle për djathin dhe verën’ dhe i lejon vetes ‘të kënaqet një herë në javë’, duke i konsumuar këto produkte.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat