Rita Ora interpreton ‘live’ këngën “Bang” në emisionin e famshëm amerikan

Bota e Yjeve

Rita Ora interpreton ‘live’ këngën “Bang” në emisionin e famshëm amerikan

Më: 3 mars 2021 Në ora: 08:51
Rita Ora

Rita Ora dhuroi performancë ‘live’ për emisionin e Jimmy Fallon.

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora tash e sa javë po qëndron në Australi.

Artistja, atje është e angazhuar si anëtare e jurisë në talent-shoun “The Voice”, por edhe në disa të tjera projekte.

Së fundi, ajo dhuroi intervistë për emisionin “The Tonight Show” të Jimmy Fallon, ku foli për projektin e fundit dhe qëndrimin në Australi.

Po ashtu, ajo dhuroi edhe performancë mahnitëse ‘live’ me orkestër nga Australia, ku interpretoi projektin e ri “Bang”.

Për këtë paraqitje, këngëtarja vendosi të vishej me të zeza, teksa në pjesën e pasme fustani ishte i hapur në shpinë.

Rita Ora ishte shumë e lumtur që kishte mundësinë të këndonte ‘live’ këngën e ep-it me të njëjtin titull, “Bang”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat