Me foton më të ëmbël të Arbenitës, Fero konfirmon gjininë e fëmijës së tyre

Bota e Yjeve

Me foton më të ëmbël të Arbenitës, Fero konfirmon gjininë e fëmijës së tyre

Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:09
Fero, Arbenita

Arbenita dhe Fero shumë shpejt do të bëhen prindër për herë të parë. Pak ditë pasi dyshja celebruan dashurinë e tyre, u zbulua se ata ishin në pritje të një fëmije.

Këtë lajm më vonë e konfirmoi vetë modelja, e cila zbuloi edhe se fëmija do të vinte në jetë më shpejt nga ç’e prisnim. Ajo publikoi në muajin shkurt disa foto të saj, në të cilat shihej veshur me fustanin e celebrimit dhe zbuloi se është 8 muajshe shtatzënë. Kjo do të thotë se ajo dhe Fero do të bëhen prindër brenda muajit mars.

Ai ka publikuar një foto të Arbenitës, në të cilën ajo shfaqet me një fustan ngjitur pas trupit dhe në sy bie barku i rrumbullakosur.

Përkrah fotos së ëmbël të partneres, reperi ka shkruar: “Qikat e mia”, shoqëruar me figurën e 2 zemrave.

Në foto dallohet qartë se shtatzënia nuk e ka ndryshuar aspak Arbenitën dhe se ajo vazhdon të ketë të njëjtat linja perfekte trupore. Pavarësisht se pritja e ëmbël po shkon drejt fundit duket se modelja nuk ka shtuar shumë në peshë. Këto kohë ajo ka qëndurar në Kosovë, ku edhe ka zhvilluar kontrollet rutinore për shtatzëninë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FERO (@ferofera)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat