Ronela Hajati “kapet mat” me këngëtarin e njohur shqiptar

Bota e Yjeve

Ronela Hajati “kapet mat” me këngëtarin e njohur shqiptar

Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:11
Ronela Hajati

Ronela Hajati zbuloi disa ditë më parë se së shpejti do të rikthehet në muzikë me një super projekt. Këngëtarja tregoi se ka gati një album të ri që titullohet RRON, si emri i saj të cilin ia ka vendosur babai.

Kuptimi i këtij emri është të rrojmë edhe pasi ndahemi nga kjo botë, me gjërat që lëmë pas. I tillë do të jetë edhe ky projekt muzikor bombastik, ku këngëtarja do të jetë vetë edhe kantautore. Ronela ka treguar se albumi “Rron” do të ketë 10 këngë dhe u shpreh se ky projekt është më speciali për të në 20 vite karrierë.

Ndërkohë së fundmi Ronela është “kapur mat” me këngëtarin e “ThreeDots”, Brunon. Në një foto, në të cilën ata të dy shihen të ulur në një kafene në Tiranë, teksa dëgjojnë këngë në celular.

Të dy duken shumë të fokusuar tek këngët dhe nuk dihet se çfarë po kurdisin bashkë. Duke qenë se po afron dhe “Kënga Magjike”, media ka ngritur dyshime se ata mund të jenë duke dëgjuar këngët e njëri-tjetrit, ose ndoshta ndonjë bashkëpunim.

Image
Ronela është “kapur mat” me këngëtarin e “ThreeDots”, Brunon.
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat