I vuri në dukje peshën, Nevina Shtylla i kthen përgjigje publikisht ndjekësit dhe i jep një mesazh të mirë

Bota e Yjeve

I vuri në dukje peshën, Nevina Shtylla i kthen përgjigje publikisht ndjekësit dhe i jep një mesazh të mirë

Më: 3 mars 2021 Në ora: 23:19
Nevina Shtylla

Nevina Shtylla për një kohë të gjatë mungoi në emisionin “E diell” për shkak të infektimit me Covid-19.

Ajo qëndroi për 2 javë e izoluar në shtëpi dhe tregoi se humbja e shijes ishte një nga simptomat e sëmunjdes për të.

Pas infektimit Nevina mori edhe pushimet dhe prej muajsh nuk e kemi parë të shfaqet më në ekran.

Megjithatë këto kohë ajo ka qenë mjaft aktive në Instagram, ku ka ndarë shpesh me ndjekësit foto të saj dhe momente nga përditshmëria. Së fundmi Nevina ka publikuar disa foto, në të cilat shihet e veshur me një palë pantallona të zeza dhe një bluzë. Dikush nga ndjekësit ka vënë re se Nevina ka rënë nga pesha dhe se nuk duket shumë mirë në këtë formë.

Mirëpo moderatores nuk i ka shpëtuar ky koment dhe i ka kthyer një përgjigje publikisht.

Ndërkohë kujtojmë se së fundmi është përfolur se Nevina Shtylla mund të jetë moderatorja më e re e “Portokalli”.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat