“Kalamajtë të nxjerrin të palarat, por…”- Eneda Tarifa i bën urimin e veçantë nënën në ditën e saj të lindjes

Bota e Yjeve

“Kalamajtë të nxjerrin të palarat, por…”- Eneda Tarifa i bën urimin e veçantë nënën në ditën e saj të lindjes

Më: 4 mars 2021 Në ora: 13:20
Eneda Tarifa

Sot është një ditë e bukur dhe e veçantë për Eneda Tarifën, pasi nëna e saj feston ditëlindjen.

Me këtë rast, këngëtarja ka publikuar një foto me të në llogarinë e saj në Instagram, krahas së cilës ka shkruar edhe disa fjalë zemre për ta uruar të ëmën.

“Mam, 68 pranvera për ty, e jetën ma bën si 28… Plot me shoqe e me shokë e me babin që nuk ta prish kurrë… Dua të jem po kaq aktive sa ty kur të shkoj në atë moshë (edhe pse nga gjasat ashtu duket).

Në përgjithësi kalamajtë të nxjerrin të gjithë të palarat, por ti s’më ke asnjë… Vetëm se ke një të keqe, ke tre festa afër e afër e na duhet të bëjmë 3 qoka.

T’i mblodha kësaj here 68 gurë për ty. Të paça në krah edhe këto 100 vite! Më vonë të shohim”,- shkruante aktorja.

Eneda Tarifa ka qenë në qendër të vëmendjes për shkak të shkëputjes nga “Portokalli”.

Ajo është shprehur se kjo ka ndodhur për shkak se dëshiron të fokusohet tek gjërat që ajo vetë do dhe merret, dhe se është periudha më e mirë që të rikthehet në muzikë me projekte të reja për fansat e saj që e kanë mbështetur ndër vite.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat