Të jenë rikthyer bashkë? Ish e fejuara e konkurrentit të “Për’puthen” udhëton drejt Shqipërisë për…

Bota e Yjeve

Të jenë rikthyer bashkë? Ish e fejuara e konkurrentit të “Për’puthen” udhëton drejt Shqipërisë për…

Më: 4 mars 2021 Në ora: 13:24
Rinian Leka

Pak ditë më parë, ish e fejuara e njërit prej konkurrentëve të “Për’puthen”, Rinian Lekës, ishte në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Skype” për të folur për raportet që ka tani me 33-vjeçarin.

Marsela pranoi se të dy kanë përjetuar një histori shumë të bukur dashurie dhe se familja e Rinianit ka qenë familja e vërtet për të për tetë vite me radhë.

Ndër të tjera, shtoi se ende kontakton me kushërirat e Lekës, ndërsa me familjarët e tij është më e stepur. Megjithatë, mes saj dhe Rinianit tashmë ka vetëm miqësi dhe shumë vlerësim.

Por, një foto e fundit e publikuar në rrjet nga njëri prej opinionistëve të “Për’puthen Prime”, Meridian Ramçaj, ka ngritur sërish dyshime se mes tyre nuk ka thjesht miqësi.

Opinionisti shfaqet krah Marselës, e cila ka ardhur në Shqipëri dhe sipas tij, ky veprim do të thotë më shumë se sa thjesht mbështetje.

“Rinian, kjo e paska suportin me kosto të lartë, nga Italia në Shqipëri. Të jetë vetëm suporti ai që e bëri të marrë avionin në mes të pandemisë nga Italia në Shqipëri?”, shkroi Meridiani krahas fotos me ish-të fejuarën e konkurrentit.

Megjithatë, ende nuk ka pasur një reagim nga Riniani në rrjete sociale.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat