Emily Ratajkowski pozon tërësisht nudo në muajin e fundit të shtatzanisë dhe i “vë flakën” rrjetit

Bota e Yjeve

Emily Ratajkowski pozon tërësisht nudo në muajin e fundit të shtatzanisë dhe i “vë flakën” rrjetit

Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:25
Emily Ratajkowksi

Modelja bukuroshe, Emily Ratajkowksi, ka publikuar së fundmi disa foto mjaft “të nxehta” në rrjet.

Ajo është në muajin e fundit të shtatëzanisë, por kjo nuk e ka penguar bukuroshen të pozojë e zhveshur plotësisht ku prezanton barkun, dhe jo vetëm. Në këto foto vihen re format trupore të modeles që padyshim që ngritën temperaturat në rrjet.

“Jemi vetëm unë dhe Renell Medrano në shtëpi në Nju Jork”, ka shkruar Emily Ratajkowksi në Instragram.

Modelja nuk ka zbuluar akoma asgjë përsa i përket gjinisë së fëmijës, ndërkohë që pritet që të bëhet nënë në fund të marsit. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe nuk ngurron t’i tregojë botës mbarëvajtjen e shtatzënisë së saj.

Pritjes së saj të ëmbël po i vjen fundi, ndërsa ndryshimet në trupin e modeles tashmë janë mëse të dukshme. Së fundmi, ajo na ka treguar barkun e rrumbullakosur edhe në plazh me bikini, ndërsa gjithmonë tregon se i dashuron format e saj të reja.

Emily Ratajkowski shokoi botën kur u martua me Sebastian Bear-McClard në shkurt të 2018-s, vetëm dy muaj pasi ishin lidhur.

“Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Ju dëgjoni këto gjërat që njerëzit nuk e njohin njëri-tjetrin, por nuk mund ta besoni dot sesa shumë përshtaten. Ndoshta unë besoj në dashuri”, tha miku i Sebastian.

Image
Emily Ratajkowksi
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat