Rita Ora duket senzacionale teksa pozon për markën e njohur të këpucëve “ShoeDazzel”

Bota e Yjeve

Rita Ora duket senzacionale teksa pozon për markën e njohur të këpucëve “ShoeDazzel”

Më: 4 mars 2021 Në ora: 14:53
Rita Ora

Në fillim të kësaj jave ajo zbuloi se po fillonte një fushatë të re me markën e njohur të këpucëve “ShoeDazzle”.

Rita Ora dukej sensacionale derisa reklamonte një sërë këpucësh nga marka në disa fotografi elegante që u publikuan sot (e enjte).

30 vjeçarja, publikoi imazhe me veshje të ndryshme teksa reklamoi edhe këpucët e shumta.

Në një foto, këngëtarja pozoi me një bluzë me ngjyrë të zezë dhe një fustan të shkurt derisa kishte vendosur edhe bizhuteri ari dhe mbathur mbante një palë sandale.

Rita gjithashtu pozoi me çizme të gjata ngjyrë bezhë dhe një fustan ngjyrë rozë. Duke u siguruar që këpucët e saj ishin pika kryesore e fotografive këngëtarja pozoi ndërsa ishte ulur në shkallë.

Marka që Rita ka dizajnuar përfshin gjithashtu një palë sandale të zeza me rripa të zbukuruar me rruaza të bardha, këngëtarja pozoi këpucët ndërsa kishte veshur një xhaketë dhe pantallona të mrekullueshme.

Rita u pa gjithashtu edhe me një pozë tjetër me fustan shumëngjyrësh duke venë në qendër të vëmendjes këpucët ngjyrë rozë.

Ajo publikoi edhe imazhe me veshje ngjyrë portakalli dhe ngjyra tjera. E veçanta e fotografive ishte se Rita kishte përdorur vetëm një makijazh dhe stil të njëjtë flokësh.

Theksojmë se, Rita për markën e këpucëve kishte thënë: “Kam marrë shumë frymëzim nga gratë në skenën muzikore të viteve ’90′”.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat