Eliona Pitarka rrëfen eksperiencën e saj të infektimit me Covid-19

Bota e Yjeve

Eliona Pitarka rrëfen eksperiencën e saj të infektimit me Covid-19

Më: 4 mars 2021 Në ora: 17:26
Eliona Pitarka

Aktorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Eliona Pitarka, sapo ka hyrë në muajin e nëntë të pritjes së ëmbël.

Ajo po pret një vajzë dhe ka treguar se e ka shijuar në maksimum shtatzëninë. Për më tepër, Eliona ka punuar çdo ditë të pritjes së ëmbël, duke u shfaqur në skenë me rolet e saj.

Por, e dinit se Eliona e ka kaluar Covid-19 ndërkohë që ishte shtatzënë?

Këtë e ka treguar vetë aktorja teksa i përgjigjej pyetjeve të ndjekësve në InstaStory. Eliona ka rrëfyer se e ka kaluar Covid-in në janar dhe fatmirësisht ka patur shumë pak simptoma.

Ndjekësit u bënë kuriozë të dinin nëse kishte rrezik për bebin, duke qenë se u infektua ndërkohë që ishte në pritje të ëmbël.

“Jo, shyqyr Zotit e kalova shumë lehtë dhe në muajin e shtatzënisë që ndodhesha nuk kishte asnjë rrezik për bebin pasi ka qenë totalisht i formuar.”- ka treguar ajo.

Gjithashtu, Eliona tregoi simptomat me të cilat e kishte kaluar virusin:

“Me dhimbje trupi, temperaturë 37.5 dhe dhimbje grykësh. Vetëm këto simptoma pata.”- rrëfehet ajo.

Por, duke qenë shtatzënë aktorja nuk e kishte të lejuar të merrte medikamente, ndaj s’ka përdorur asgjë.

“Nuk përdora asnjë ilaç pasi isha në muajin e 7-të të shtatzënisë, nuk lejohej të përdorja asnjë gjë. Kam pirë vetëm vitaminat C dhe D dhe pafund ushqime të shëndetshme si supa me lëng mishi, perime.”- tregon Eliona.

Image
Eliona Pitarka
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat