Rita Ora vishet me kostum shumëngjyrësh në eventin e komunitetit LGBTI

Bota e Yjeve

Rita Ora vishet me kostum shumëngjyrësh në eventin e komunitetit LGBTI

Më: 4 mars 2021 Në ora: 22:51
Rita Ora

Rita po e shijon në maksimum qëndrimin në Australi.

Rita Ora tash e sa javë ka qëndruar në Australi, ku udhëtoi për të qenë pjesë e talent-shout “The Voice”.

Së fundi, këngëtarja mori pjesë në eventin e “Mardi Gras”, që organizohet për komunitetin LGBTI, ku mori vëmendje me paraqitjen.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RITA ORA (@ritaora)

Ajo zgjodhi të vishej me një kostum shumëngjyrësh, i cili ia theksonte linjat trupore dhe e kombinoi me një kapele të madhe e sandale me të njëjtat ngjyra.

Artistja u shpreh e lumtur që kishte rastin të jetë pjesë e këtij eventi, teksa mezi pret të performojë për “Mardi Gras 2021”, të shtunën.

Image

Ndryshe, Rita Ora së fundi ka lansuar mini-albumin “Bang”, i cili po pritet shumë mirë nga ana e fansave të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat