Rita Ora thotë se ndihet e nderuar që do të performojë për “amfAR”

Bota e Yjeve

Rita Ora thotë se ndihet e nderuar që do të performojë për “amfAR”

Më: 5 mars 2021 Në ora: 00:22
Rita Ora

Artistja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, e ka filluar 2021-ën me shumë angazhime.

Ajo aktualisht po qëndron në Australi, ku është e angazhuar në talent shoun “The Voice”, por puna e saj nuk mbaron me kaq.

Ditët e fundit, Rita ka qenë e zënë edhe me intervista e performanca live, ndërsa ka paralajmëruar edhe disa të tilla.

Së fundi, këngëtarja bëri të ditur se është e ftuar të performojë për “amfAR” dhe për këtë gjë ndjehet shumë e nderuar.

“Një nder i madh të performoj sonte në #AGalaForOurTime për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve dhe ndërgjegjësimit për @amfar dhe punën e mahnitshme që ata bëjnë !! ”, shkruan ajo.

“amfAR” do të synojë mbledhjen e fondeve për ndërgjegjësimin për sëmundjen e AIDS-it.

Paralajmërimin e kësaj performance, Rita Ora e bëri përmes disa fotografive, ku shfaqet me stil të veçantë, e veshur me fustan të gjatë e xhaketë, ndërsa flokët i kishte bërë kaçurrele.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat