Puthje e përqafime në jahtin luksoz

Bota e Yjeve

Puthje e përqafime në jahtin luksoz

Më: 5 mars 2021 Në ora: 10:11
Rezarta Shkurta

Përmes postimeve në rrjetet sociale, Rezarta Shkurta, ka zbuluar se prej disa ditësh ndodhet me pushime. Ajo po shijon rrezet e diellit dhe mbrëmjet romantike me partnerin e saj, Ermal Hoxha.

Një ditë më parë, këngëtarja e njohur ndau me ndjekësit disa poza mjaft të bukura dhe intime me Ermalin, ku tregonte se kanë 16 vite bashkë 16 vite bashkë.

“Sa shpejt kaluan 16 vite! Më duket sikur të njoha dje, dhe më duket sikur s’kam qenë kurrë pa ty”, shkruan Rezarta krahas një video të postuar në “Instastory”, ku ata shfaqen duke u puthur në buzë.

Shkurta ka postuar edhe disa poza të tjera nga një jaht luksoz, ku shfaqet shumë elegante me fustanin e bardhë, i cili ka një të çarë shumë të madhe. Edhe në pozat në fjalë, pranë ka bashkëshortin.

“Përgjithmonë”, shkruan ajo bashkëngjitur me këto foto që menjëherë kanë marrë mijëra pëlqime dhe urime pafund.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat