Saimiri në shoqërinë e vajzave seksi, po me Merin ç’u bë?

Bota e Yjeve

Saimiri në shoqërinë e vajzave seksi, po me Merin ç’u bë?

Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:25
Meri dhe Saimiri

Meri ishte vajza që fitoi zemrën e Saimirit dhe që “princi modern” e zgjodhi si partneren e tij të ardhshme. Ata janë çifti i parë që u krijuan nga spektakli “Love Story”, ndërkohë që të gjithë janë kuriozë se si do të vijojë më tej marrëdhënia mes tyre.

Saimiri është larguar së fundmi drejt Gjermanisë dhe këtë gjë e ka treguar vetë ai përmes postimeve në rrjete sociale. Ndërsa ndjekësve nuk ju ka shpëtuar fakti se në këtë udhëtim nuk e ka shoqëruar Meri.

Kjo e fundit ka ndarë në Instagram disa foto të saj, të cilat duket se janë bërë shumë më herët. Dhe ndjekësit kanë shfrytëzuar rastin që ta pyesin se ku ndodhet ajo.

Meri ka zbuluar se ajo nuk ka shkuar në Gjermani me Saimirin dhe se aktualisht ndodhet në Shqipëri.

“Unë jam në Shqipëri, ndërsa Saimirit i duhej të shkonte në Gjermani për punën”, i është përgjigjur ajo pyetjes së njërit prej ndjekësve.

Mirëpo, së fundmi mësuam se Saimiri ka realizuar një foto krah modeleve seksi për kopertinën e revistës “Bordo”, ndërkohë që Meri nuk ishte e pranishme askund me “princin e kaltër”.

Kujtojmë se pas vendimit final në spektakël, dyshja dhanë një intervistë për “Daily Love Story”. Ata pohuan se njohjen mes tyre do e vazhdojnë ende jashtë dhe se nuk janë të sigurt nëse do të nisin një jetë të re bashkë në Gjermani.

Ndërkohë disa ditë më parë, Meri reagoi e revoltuar pasi në rrjet ishin përhapur thashetheme se ajo e kishte bërë Saimirin për vete përmes magjive të gjyshes. Këto fjalë arritën deri tek bukuroshja nga Elbasani dhe ajo bëri një deklaratë të gjatë në Instagram, ku shprehej shumë e ofenduar për gjithë thashethemet që ishin thënë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat