Para se të bëhej Tayna, kur jetonte me shoqet studente… Reperja rrëfen detaje që s’i dinim më herët nga jeta e saj

Bota e Yjeve

Para se të bëhej Tayna, kur jetonte me shoqet studente… Reperja rrëfen detaje që s’i dinim më herët nga jeta e saj

Më: 5 mars 2021 Në ora: 14:29
Tayna

Tayna është bërë sot nostalgjike pasi Instagram-i i ka kujtuar një postim të vjetër të publikuar në llogarinë e saj 3 vite më parë.

Asokohe, ajo nuk ishte bërë ende e famshme dhe nuk ishte Tayna që të gjithë njohim sot. Reperja bënte një jetë të thjeshtë si studente dhe jetonte së bashku me mikeshat e saj.

Mirëpo edhe atëherë, vetëbesimi i saj ishte po aq i lartë sa sot për gjërat që dëshironte të arrinte në jetë.

Madje, Tayna vendoste nëpër muret e dhomës pusulla motivimi, siç bën ende edhe sot.

“Unë jam këngëtarja/arkitektja më e suksesshme”– shkruhej në pusullë.

“Para 3 viteve kur hala s’jam kanë Tayna, kam pas afirmime të tilla në banesën tonë studentore… Bile i shkruaja edhe për shoqet e mia arkitekte. Morali i historisë: Funksionojnë!”- ka shkruar Tayna.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat