Irina Shayk josh me dukjen në “Versace’s Milan Fashion Week”

Bota e Yjeve

Irina Shayk josh me dukjen në “Versace’s Milan Fashion Week”

Më: 6 mars 2021 Në ora: 00:02
Irina Shayk

Ajo asnjëherë nuk dështon për të marrë vëmendjen e audiencës.

Dhe Irina Shayk sikurse përherë shfaqet tërheqëse, në pothuajse secilën paraqitje të saj, shkruan Daily Mail.

Së fundmi ajo është parë duke ecur në pistën e “Versace’s Milan Fashion Week”, ndërsa reklamoi linjën e re të rrobave.

Image

Irina pati të veshur një fustan të zi me dekolte të hapur, duke vënë në fokur gjoksin e formësuar.

Për aksesorë ajo zgjodhi të ketë një çantë plot stil, duke i kombinuar edhe një shami të lidhur në kokë.

Flokët e saj nuk vëreheshin shumë për shkak të shamisë, kurse për makijazh modelja shkoi me ngjyrë rozë.

Pozat dhe ecja e saj padyshim që u komentuan në rrjet, duke konsideruar si ndër modelet më joshëse.

Ndërkaq, Irina kohëve të fundit është parë duke kaluar kohë me ish-partnerin, Bradley Cooper, për shkak të vajzës së përbashkët. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat