Selvija është “ëndrra e çdo vjehrre” dhe pikë!

Bota e Yjeve

Selvija është “ëndrra e çdo vjehrre” dhe pikë!

Më: 7 mars 2021 Në ora: 10:35
Selvije Jao

Shpat Kasapi dhe partnerja e tij, Selvije Jao, po jetojnë një romancë të bukur të cilën s’ngurrojnë më ta ndajnë edhe me publikun kurioz.

Gjatë intervistave, Selvija dhe Shpati kanë rrëfyer se janë njohur kur Shpati e mori si grimiere për një nga videoklipit e tij dhe pas atij takimi lindi një miqësi mes tyre, që më vonë u shndërrua në dashuri.

“Unë kam punuar si grimiere dhe kishte Shpati një videoklip dhe u kontaktova nga stafi i Shpatit, por ishin rregulluar të gjithë, ishin gati dhe unë rrija aty si gjynah. U prezantuam aty me Shpatin dhe më tha hajde ma bëj mua grimin. Dhe unë pranova se thashë mos t’i shkojnë lekët kot. U bëmë shumë shok krijuam një kimi shumë të fortë. Kjo ka ndodhur para 3 viteve. Kemi 3 vite që njihemi. Kemi qenë shumë shok fillimisht. Ngaqë ishim shumë shok, ja tregonim çdo gjë njëri-tjetrit, jepnim këshilla derisa Shpati më tha një ditë ti ke karakteristikat që unë dua nga partnerja ime”, ka treguar Selvija.

Gjithashtu, ajo ka pranuar se ka një marrëdhënie super të veçantë me mamanë e Shpatit, ndërsa me deklaratën e fundit i vendosi vulën faktit që ajo është “ëndrra e çdo vjehrre”.

“Aq të afërta jeni me nënën e Shpatit sa ke treguar në emision?”- e pyet një ndjekës të cilit Selvija ia kthen:

“Kush e njeh mamin e Shpatit e di se për çfarë mbretëreshe kam folur. Jemi shumë të afërta, për mua është heroinë, ëngjëll.”- është përgjigjur partnerja e këngëtarit, me vlerësimin maksimal për vjehrrën.

Image
Insta
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat