“Kur të gatuan mama numër 2”- Çiljeta Xhilaga tregon me këtë video raportin që ka me vjehrrën e saj

Bota e Yjeve

“Kur të gatuan mama numër 2”- Çiljeta Xhilaga tregon me këtë video raportin që ka me vjehrrën e saj

Më: 9 mars 2021 Në ora: 12:17
Çiljeta Xhilaga

Çiljeta Xhilaga prej pesë vitesh tashmë, po jeton një histori të bukur dashurie me portierin e Partizanit, Alban Hoxhën.

Pak ditë më parë, këngëtarja foli për marrëdhënien e tyre për herë të parë, teksa ishte e ftuar tek “Jashtë Loje”.

Ajo rrëfeu se nuk e kishin menduar ndonjëherë se do të krijonin një lidhje të re, por “gjërat janë të shkruara”. Çiljeta e cilësoi partnerin si një djalë sentimental, besnik dhe si një njeri shumë familjar.

Mirëpo, ç’marrëdhënie ka ajo me vjehrrën, nënën e Albanit?

Xhilaga e ka treguar këtë mbrëmë me anë të një videoje të bukur të publikuar në Instastory.

Nëna e Albanit shfaqet duke gatuar, ndërsa në sfond dëgjohet Çiljeta teksa e thërret me përkëdheli “muçi”.

Image

“Kur të gatuan mama numër 2”, shkroi ajo krahas postimit.

Çiljeta ka folur edhe për raportin që djali i saj ka me Albanin, duke rrëfyer se “ata janë si shokë bashkë”.

Portieri është bashkuar me këngëtaren kur Fernando ishte 3 vjeç, prandaj sipas Çiljetës, ai ka pasur një rol të rëndësishëm në formimin e tij.

Image

Në lidhje me muzikën, Çiljeta ka thënë se nuk ka asnjë projekt gati për momentin, por në pranverë mendon të sjellë diçka, sepse nuk rri dot larg muzikës sido që të jetë.

Ajo zbuloi se ka shumë dëshirë që të bëhet prezantuese e një emisioni që “do të jetë i Çiljetës” dhe për këtë po punon që në shtator çdo gjë të jetë gati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat