Këngëtari David Dreshaj gati për të na befasuar me një super projekt

Bota e Yjeve

Këngëtari David Dreshaj gati për të na befasuar me një super projekt

Nga: Maksim Gjokaj Më: 9 mars 2021 Në ora: 18:47
David Dreshaj

Ai është një artist i ri por që u prezantua mjaft mirë që në fillim, e tash ka gati një projekt të ri.

Ky është David Dreshaj i cili është duke punuar me klipin e këngës së re, që është punuar në studion e Panda Music së bashku me Tonic, Dj Bannzz, Denk dhe Fatjon Miftari.

Për tekstin e ka punuar vetë Davidi me Tonic dhe Denk. Kënga do të ketë një klip shumë interesant që është duke u finalizuar me videoproduksionin Imagine Films. Mësojmë se kënga do të quhet

 "Lonely" e do ta kemi me video shumë shpejt, e pritshmëria është mjaft e madhe.

Artisti unik është nga Malësia, ndërsa po ecën me hapa të sigurt në tregun muzikor, ku ka marrë shumë komente pozitive dhe nga artistët e njohur por mbi të gjitha shumë ndjekës.BS

Image
David Dreshaj
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat