Aktorja e njohur fotografohet me rroba banjo dhe “lë në hije” vajzat e reja

Bota e Yjeve

Aktorja e njohur fotografohet me rroba banjo dhe “lë në hije” vajzat e reja

Më: 10 mars 2021 Në ora: 16:29
Jane Seymour

Aktorja e mirënjohur, Jane Seymour u fotografua së fundmi në plazhin e Oahus, në Hawaii teksa mbante veshur një palë rroba banjo blu. Akswesorët që aktorja kishte zgjedhur ishin një palë vathë prej argjendi dhe një varëse.

Ajo dukej mjaft në formë teksa vraponte në plazh me mbesat e saj.

Jane, fituese e ‘Golden Globe’ mbushi 70 vjeç muajin e kaluar dhe mund të themi se fiziku i saj është vërtetë për t’u admiruar.

Kujtojmë se Katherine dikur ishte një Ambasadore e Çmimeve ‘Golden Globe’ dhe është shfaqur në “The Suteur” në vitin 2008 dhe “Perfectly Prudence” në 2011.

Ajo ishte regjisore e një filmi të shkurtër të quajtur “Toënes” dhe ka një rol në miniserialin e ardhshëm “Glow And Darkness”.

Seymour e lindur në Britani ka gjithsej katër projekte të ardhshme, duke përfshirë dy seri televizive dhe dy filma.

Një nga shfaqjet televizive quhet “Glow & Darkness”, në të cilën ajo do të luajë rolin e Elaonor.

Jane kohët e fundit zbuloi se ajo ende ka të njëjtën peshë sikur kur ishte 17 vjeçe ndërsa ndau sekretet me ndjekësit sekretet e qëndrimit në top formë në një intervistë për “Loose Women” në muajin shkurt. Në këtë intervistë ajo tregoi se nuk mban dietë dhe ha vetëm  gjëra të shëndetshme.

Image
Jane Seymour
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat