Bella Hadid me një tjetër paraqitje në New York City

Bota e Yjeve

Bella Hadid me një tjetër paraqitje në New York City

Më: 11 mars 2021 Në ora: 14:36
Bella Hadid

Karriera e saj në modelizem sapo ka rifilluar mes pandemisë COVID-19.

Bella Hadid u pa të dilte në New York pas kthimit nga Milano në fillim të javës.

Dalja e së mërkurës në mbrëmje erdhi tre ditë pasi ajo komandoi pistën në shfaqjen e Javës së Modës në Paris Vjeshtë / Dimër 2021/2022/.

Ajo kishte zgjedhur një veshje sportive derisa shfaqi barkun në bluzën e shkurtër teksa sipër kishte zgjedhur një xhaketë ngjyrë të verdhë.

Duke u siguruar për mbrojtje nga Covid, Bella kishte një maskë në fytyrë të vendosur syze dielli në sy të frymëzuara nga vitet 90-të dhe një çantë të modës nga  marka ‘Prada 2019’ në bashkëpunim me gjigantin sportiv ‘Adidas’.

24 vjeçarja kohët e fundit mahniti audiencat ndërsa zbukuronte pistën për markën e njohur të modës së lartë ‘Fendi’ në Paris. Ajo eci në pistë tri herë duke reklmuar pamje për çdo shije mode dhe duke vepruar me përvojë.

Javën e kaluar me kënaqësi zbuloi se do ishte nderuar me një pjesë në fushatën e parë globale reklamuese të Mark M. Williams për “Givenchy”.

Image
Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat