Justin Bieber zbulon se nuk mban më një telefon dhe arsyeja është shumë domethënëse

Bota e Yjeve

Justin Bieber zbulon se nuk mban më një telefon dhe arsyeja është shumë domethënëse

Më: 12 mars 2021 Në ora: 22:22
Justin Bieber

Justin Bieber ka zbuluar se nuk zotëron më një telefon celular dhe se kjo e ka ndihmuar të vendosë ‘kufij’ në jetën e tij.

Këngëtari 27-vjeçar përdor një iPad në vend të tij dhe theksoi se nuk i detyrohet askujt asgjë për këtë vendim, shkruan “Daily Mail”.

Artisti tha se kjo e ka ndihmuar që të vendosë se me kë duhet të mbajë lidhje po ashtu.

“Unë kam mësuar si të vendos ‘kufij’ dhe ndjej se nuk i detyrohem askujt asgjë. Kjo më ka ndihmuar të them thjesht jo dhe të jem i vendosur për këtë dhe kam mësuar se zemra ime dëshiron të ndihmojë njerëzit, por unë nuk mund të bëj gjithçka”, u shpreh këngëtari.

Image

Justin është fotografuar shpesh herë me iPad-in e tij në publik dhe në pak raste është parë edhe me një telefon, por me siguri ka qenë i bashkëshortes së tij, Hailey-t.

Image

Justin dhe Hailey u martuan në vitin 2018. Këngëtari ka treguar se kujdeset që ta nisë ditën në orën tetë të mëngjesit dhe ta mbyllë në orën gjashtë pasdite, në mënyrë që të fokusohet tek marrëdhënia me modelen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat