Meri ka një përgjigje për të gjithë skeptikët e dashurisë së saj me Saimirin

Bota e Yjeve

Meri ka një përgjigje për të gjithë skeptikët e dashurisë së saj me Saimirin

Më: 13 mars 2021 Në ora: 08:09
Meri dhe Saimiri

Saimiri zgjodhi që të dilte çift nga “Love Story” me Merin, bukuroshen brune nga Elbasani. Pas finalizimit të spektaklit, Saimiri qëndroi disa ditë në Shqipëri dhe më pas udhëtoi drejt Gjermanisë, vend në të cilin jeton dhe punon. Që prej këtij momenti, ndjekësit e dyshes nisën të dyshonin se ai dhe Meri nuk ishin më bashkë, ose më saktë dashuria e tyre në emision kishte qenë e stisur. Mirëpo Meri i qetësoi të gjithë dhe tregoi se Saimiri ishte larguar për shkak të angazhimeve profesionale.

Disa ditë më pas u ngritën aludime se Saimiri në fakt po jetonte historinë e dashurisë me Generdën në Gjermani. Dyshimet nisën pasi Saimiri dhe Generda publikuan disa story (nga e njëjta makinë), të cilat ishin thuajse të ngjashme.

Por kjo mbeti e gjitha në kuadrin e aludimeve dhe sot Meri ka treguar se në fakt vazhdon të jetë ajo partnerja e Saimirit dhe jo ndonjë tjetër.

Meri ka postuar sot në Instagram një video që ka bërë më herët me Saimirin dhe e ka shoqëruar në sfond me një këngë romantike. Këtë video e ka ripostuar Saimiri, që e ka shoqëruar me një disa emoji me zemra, që tregojnë se është i dashuruar. Teksa ndodhen larg njëri-tjetrit, dyshja duket se po mbajnë gjallë dashurinë e tyre me kujtime.

Kujtojmë se së fundmi në një intervistë për revista “Bordo”, Saimiri ka treguar se pas daljes nga emisioni ka zbuluar anën nevrike të Merit, që atë e bën të qesh, sepse sipas tij nuk i shkon. Ndërsa sa i përket Generdës, ai është shprehur se nuk e sheh të arsyeshme që të takohet me të.

Image
Instagram
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat